Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur keqardhje për gjuhën e përdorur nga radikalët në Serbi, duke e cilësuar atë si përkujtim të "ditëve të vjetra, të këqija të gjuhës së urrejtjes", që ishte e zakonshme gjatë periudhës së Millosheviqit.
Zëdhënësi Sean McCornmack tha se retorika e Tomisllav Nikoliqit, i zgjedhur kryetar i Kuvendit të Serbisë po e "komplikon një pjesë të diplomacisë" lidhur me statusin e Kosovës.
"Askush nuk dëshiron të shoh individë që përpiqen të nxisin nacionalizmin në mënyrë destruktive. Kjo nuk e ndihmon Serbinë, kjo nuk e ndihmon procesin për të lëvizur përpara dhe për të ndërtuar rajon më stabil në Ballkan" tha McCornmack.
XS
SM
MD
LG