Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e ka dënuar ashpër sot përfshirjen e personave të kombësisë shqiptare në komplotin për të sulmuar bazën ushtarake Fort Dix në Nju Xhersi.
Ai ka thënë se e ka të vështirë të besojë se ka shqiptarë që mund të përfshihen në akte terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe se përfshirja e tyre nuk ka të bëjë asgjë me autoritetet në Kosovë.
Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, lajmin për arrestimin e personave të kombësisë shqiptare e ka cilësuar si lajm shokues për kombin shqiptar. Ai ka thënë se veprimet e këtilla nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat humane dhe civilizuese që përfaqëson kombi shqiptar.
Ndërkaq, në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thuhet se ishim të tmerruar kur dëgjuam se objekti i cili shërbeu edhe si strehimore për 4 mijë refugjatë shqiptarë, do të shkatërrohet.
"Si kosovarë ne e ndjejmë sikur të ishim edhe ne drejtpërdrejt të kërcënuar" thuhet në reagimin e AAK-së.
XS
SM
MD
LG