Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshilli i Sigurimit i KB po i diskuton seksionet paraprake të rezolutës së re për statusin e Kosovës, tha mbrëmë ambasadori amerikan në KB Zalmay Khalilzad. Ai tha se pjesë të kësaj rezolute u janë shpërndarë para disa ditësh të gjithë anëtarëve të KS dhe po zhvillohen bisedime për ta caktuar datën për debat lidhur me planin e Martti Ahtisaarit për pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën.
Lidhur me mundësinë e vetos ruse, Khalilzad, i cili këtë muaj është edhe kryesues i KS, tha se kolegu rus Vitaly Churkin "nuk ka diskutuar ndonjë lloj të vetos". "Diskutimet tona deri tani kanë qenë në frymën e bashkëpunimit", tha Khalilzad.
Në propozim tekstin e paraqitur nga perëndimorët theksohet "përkushtimi për të mos lejuar asnjë formë të dhunës, të provokimit, apo të kërcënimit" dhe riafirmohet qëndrimi për "domosdoshmërinë urgjente" për më tepër progres në kthimin e të zhvendosurve dhe refugjatëve.
AP raportoi se në propozim tekstin e paraqitur nga Rusia nuk përmendet propozimi i Ahtisaarit, por kërkohet zbatimi i rezolutës 1244.
XS
SM
MD
LG