Ndërlidhjet

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit shprehu keqardhje për gjuhën e përdorur nga radikalët në Serbi, duke e cilësuar atë si përkujtim të "ditëve të vjetra, të këqija të gjuhës së urrejtjes", që ishte e zakonshme gjatë periudhës së Millosheviqit. Zëdhënësi Sean McCormack tha se retorika e Tomisllav Nikoliqit, kryetar i Kuvendit të Serbisë, po e "komplikon një pjesë të diplomacisë" lidhur me statusin e Kosovës.
"Askush nuk dëshiron të shohë individë që përpiqen të nxisin nacionalizmin në mënyrë destruktive. Kjo nuk e ndihmon Serbinë, kjo nuk e ndihmon procesin për të lëvizur përpara dhe për të ndërtuar rajon më stabil në Ballkan" tha McCormack.
XS
SM
MD
LG