Ndërlidhjet

BERLIN


Gjermania, kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian shprehu shqetësime për zgjedhjen e ultranacionalistit Tomisllav Nikoliq në krye të parlamentit të Serbisë.
Gjermania tha se e ka "parë me shqetësim" zgjedhjen e Nikoliqit, nisur nga fakti se "deri më sot, Partia Radikale Serbe gjithmonë e ka kundërshtuar ashpër farkimin e lidhjeve të Serbisë me BE-në".
Në komunikatën gjithashtu u bëhet thirrje "të gjitha partive reformatore në Beograd që deri më 15 maj të formojnë qeveri demokratike, e cila do të riafirmonte orientimin pro-evropian të politikës së Serbisë.
XS
SM
MD
LG