Ndërlidhjet

MOSKË


Bashkësia e Shteteve të Pavarura sot e shënoi 62-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Rreth 7 mijë ushtarë marshuan në Sheshin e Kuq në Moskë, ndërsa mbi ta fluturuan aeroplanët luftarakë.
Presidenti rus Vladimir Putin i nderoi të gjithë qytetarët e bashkësisë që luftuan gjatë luftës.
"Dita e Fitores i bën bashkë jo vetëm qytetarët rusë, por gjithashtu edhe fqinjët tanë më të afërt të Bashkësisë. Të gjithë ne i jemi mirënjohës gjeneratës që e mbajti barrën e rëndë të luftës", tha Putin.
Ai i kritikoi ata që "përbaltin memorialet e heronjve të luftës", duke iu referuar mosmarrëveshjes me Estoninë për shkak të heqjes nga qendra e Talinit të memorialit të Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG