Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e dënoi ashpër përfshirjen e personave të kombësisë shqiptare në komplotin për të sulmuar bazën ushtarake Fort Dix në Nju Xhersi.
Çeku tha se e ka të vështirë të besojë se ka shqiptarë që mund të përfshihen në akte terroriste kundër Shteteve të Bashkuara dhe se përfshirja e tyre nuk ka të bëjë asgjë me autoritetet në Kosovë.
Lajmin për arrestimin e personave të kombësisë shqiptare, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, e ka cilësuar si shokues për kombin shqiptar. Ai tha se veprimet e tilla nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat humane dhe civilizuese që përfaqëson kombi shqiptar.
Bashkësia Islame e Kosovës tha se rasti është edhe më i rëndë sepse në të janë përfshirë "pjesëtarë të fesë dhe kombit tonë".
"Të planifikosh sulm terrorist ndaj bazës së një shteti mik të shqiptarëve, don të thotë të jesh kundër interesave të popullit shqiptar. Të sulmosh SHBA-të don të thotë të sulmosh shtetin, i cili promovon vlerat demokratike", thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
XS
SM
MD
LG