Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti George Bush do ti vërë veto propozim legjislacionit të liderëve demokratë në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, që parasheh financimin e luftës në Irak vetëm për tre muaj. Sipas këtij propozimi, nëse pas kësaj periudhe situata nuk përmirësohet, atëherë Kongresi do ta kishte të drejtën e ndaljes së financimit. Presidenti Bush ka kërkuar më tepër se 90 miliardë dollarë për financimin e luftës deri në shtator. Ai, para disa ditësh, i ka vënë veto legjislacionit, që së bashku me financim, parashihte edhe afatin kohor për tërheqje të trupave amerikane nga Iraku.
XS
SM
MD
LG