Ndërlidhjet

logo-print

LONDËR


Kryeminsitri britanik Tony Blair njoftoi se me 27 qershor do të largohet nga posti i kryeministrit.
"Isha kryeministër i këtij vendi për rreth 10 vite. Në botën e sotme, mendoj se është kohë mjaftë e gjatë për mua e sidomos për vendin" tha Blair. Ai do të largohet edhe nga posti i liderit të Partisë Laburiste. Në konferencën e sotme për shtyp Blair falenderoi popullin për mbështetjen dhe tha se ka bërë atë që ka menduar se është e drejtë.
Rreth vendimit të tij, në Bruksel reagoi kryetari i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso.
"Nëse Blair ishte i suksesshëm në ofrimin e Evropës tek Britania, ai ende nuk ka qenë i aftë të ndryshojë plotësisht atmosferën në Britani lidhur me disa nga çështjet më të rëndësishme të agjendës evropiane" tha Barroso.
Mendohet se pasardhës i Blair do të jetë Ministri aktual i Financave, Gordon Braun.
XS
SM
MD
LG