Ndërlidhjet

ANKARA


Parlamenti i Turqisë miratoi ndryshimin më të madh kushtetues përmes të cilit lejohet zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli, e jo siç ishte deri tani nga parlamenti. Amendamenti është çështja kryesore në pakon për reforma zgjedhore të propozuar partia në pushtet, ajo për Drejtësi dhe Zhvillim, në përpjekje për tejkalimin e krizës rreth zgjedhjes së presidentit të ri. Tani çështja kalon tek presidenti Ahmet Necdet Sezer i ka sinjalizuar se mund të vë veto mbi këto masa.
XS
SM
MD
LG