Ndërlidhjet

STRASBOURG


Mali i Zi u bë anëtari i 47-të i Këshillit të Evropës.
"Kam nderin historik që t'u përshendes në emër të qytetarëve dhe lidershipit të Malit të Zi. Kjo është ditë shumë e madhe për ne" tha Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen.
Po sot, Serbia pritet të marrë kryesimin e Këshillit të Evropës, organizatë ndërkombëtare që synon promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Serbia do ta udhëheqë Këshillin e Ministrave në 6 muajt e ardhshëm, përkundër shqetësimeve të disa vendeve anëtare për zgjedhjen e ultranacionalistit Tomisllav Nikoliq në krye të parlamentit serb.
XS
SM
MD
LG