Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisari Evropian për zgjerim, Olli Rehn ka paralajmëruar sot se pas formimit të qeverisë së re proevropiane dhe proreformiste në Serbi, e cila do të realizoj bashkëpunim me Tribunalin e Hagës, atëherë "rruga e Serbisë kah Bashkimi Evropian menjëherë do të ripërtrihet". Këto komente, zoti Rehn i bëri pas lajmeve nga Beogradi se kryetari i Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeminsitri Vojisllav Koshtuncia kanë arritur marrëveshje për formimin e qeverisë së koalicionit. Ai tha se beson se "liderët e forcave demokratike të Serbisë tash e kuptojnë përgjegjësinë e vet dhe e zgjedhin ardhmërinë për Serbi, e jo të lejojnë që ky vend përsëri të futet në të kaluarën nacionaliste".
XS
SM
MD
LG