Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq, tha sot se marrëveshja ndërmjet rivalëve të tij politikë, që Partinë Radikale ta mbajnë jashtë qeverisë, nuk do të zgjasë shumë dhe se nacionalistët do të triumfojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Nikoliq i tha agjencisë AP se presidenti Boris Tadiq dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica kanë arritur marrëveshje për qeverinë e re, por sipas tij, kjo marrëveshje ishte rezultat i presionit të perëndimit. "E vetmja gjë që i mbanë ata së bashku është presioni dhe komploti" nga jashtë, tha Tomisllav Nikoliq dhe shtoi se "së shpejti do të kemi një krizë të re". Ai pralajmëroi se do të tërhiqet nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Serbisë.
XS
SM
MD
LG