Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso u tha pjesëmarrësve të samitit të liderëve të Evropës Juglindore se Bashkimi Evropian do ti mbështesë reformat në rajon. Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë, që aktualisht e kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, tha se rajoni ende po kërcënohet nga forcat që mund të çojnë në jostabilitet dhe izolim. Në samit, ku po marrin pjesë zyrtarë të lartë nga shumë vende të rajonit, pastaj përfaqësues të BE-së e të Shteteve të Bashkuara, janë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Kosovës.
XS
SM
MD
LG