Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia tha sot se nuk do të mund t'i pranojë disa elemente të draft rezolutës për Kosovën, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën.
"Kuptohet që diskutimet me autorët e dokumentit janë para nesh. Por është e qartë se draft rezoluta përmban disa elemente, të cilat për ne nuk mund të jenë të pranueshme", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mikhail Kamynin.
Kamynin ka thënë se duhet të vazhdojnë bisedimet për të ndihmuar arritjen e kompromisit ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.
"Siç kemi thënë vazhdimisht, zgjidhja reale për problemin e Kosovës mund të arrihet mbi baza të një marrëveshje mes palëve, serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo mbi baza të disa zgjidhjeve të detyruara", ka thënë Kamynin.
Ai ka shtuar se Rusia po angazhohet "për hapa të përbashkët që do të inkurajonin procesin e negociatave, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje kompromisi, e cila do t'u përgjigjej interesave të stabilitetit global".
XS
SM
MD
LG