Ndërlidhjet

PODGORICË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku ka shfaqur pritjen se Mali i Zi ndër të parët do të njohë pavarësinë e Kosovës, njoftoi e përditshmja Vijesti.
"Pres njohje të shpejtë. Nuk pres që Mali i Zi të jetë ndër të parët, por sigurisht që nuk do të ngurrojë", u ka thënë Çeku mediave malazeze në Zagreb, pas përfundimit të samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të Evropës Juglindore.
"Ne jemi fqinj, nuk kemi asnjë çështje të hapur. Mendoj se marrëdhëniet tona mund të jenë model edhe për të tjerët", ka thënë kryeministri kosovar.
XS
SM
MD
LG