Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë mblidhet sot pasdite për të votuar kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se një "arsye e rëndësishme për formimin e qeverisë, është se vendi duhet të ketë qeveri legjitime, në kohën kur në Këshillin e Sigurimit po zhvillohet beteja vendimtare për Kosovën dhe ruajtjen e unitetit të shtetit".
Marrëveshja për koalicionin e ri qeveritar mes partisë së Koshtunicës dhe presidentit Boris Tadiç u arrit dje. Sot, Bashkimi Evropian sërish i bëri thirrje Serbisë që të vazhdojë me reformat, ndërkohë që koalicioni i ri pritet ta zëvendësojë kryetarin e parlamentit, ultranacionalistin Tomisllav Nikoliq.
Të martën, Nikoliq u zgjodh pasi u votua dhe nga deputët e Partisë Demokratike të Serbisë. Sipas burimeve të kësaj partie, Nikoliq pritet të largohet nga posti i kryetarit të Parlamentit, ndërsa vetë ai tha se do të jepte dorëheqje, përpara se të zëvendësohej.
XS
SM
MD
LG