Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia mund t'i vë veto draftit të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të për Kosovën, tha ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara. "Një skenar i tillë po bëhet gjithnjë e më i mundshëm", i tha Vitaliy Churkin kanalit televiziv rus Vesti 24.
Ai i bëri këto komente në pyetjen nëse Rusia do ta përdorë të drejtën e vetos si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit.
"Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje diplomatike, por nuk mund të gjejmë një zgjidhje të tillë thjesht duke i pranuar pozicionet e vendeve me të cilat kemi mospajtime të thella", ka thënë Churkin.
"Ne shpesh u themi kolegëve tanë perëndimorë: përse nuk e zbatojmë kuadrin e njëjtë për krizën në Lindjen e Mesme, dhe brenda tre muajsh të përpiqemi ta zgjidhim konfliktin izraelito-palestinez", ka thënë Churkin.
Pritet që javën e ardhshme, diplomatët në Këshillin e Sigurimit t'i fillojnë bisedimet mbi projekt rezolutën, por Churkin tha se diplomatët rusë nuk do ta prekin tekstin deri sa të përfundojë vizita e sekretares së Shtetit Condoleezza Rice në Moskë. Rice mbërrin në Moskë të hënën.
Më herët, Ministria e Jashtme në Moskë tha se disa elemente të draft rezolutës për Kosovën janë të papranueshme për Rusinë.
"Kuptohet që diskutimet me autorët e dokumentit janë para nesh. Por është e qartë se draft rezoluta përmban disa elemente, të cilat për ne nuk mund të jenë të pranueshme", tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mikhail Kamynin.
"Siç kemi thënë vazhdimisht, zgjidhja reale për problemin e Kosovës mund të arrihet mbi bazë të një marrëveshje mes palëve, serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo mbi baza të disa zgjidhjeve të detyruara", ka thënë Kamynin.
XS
SM
MD
LG