Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq sot dha dorëheqje në këtë post, pas diskutimeve disa orëshe për propozimin për shkarkimin e tij. Propozimin për shkarkimin e tij e paraqitën 128 deputetë të koalicionit të partive demokratike. Kundër shkarkimit të zotit Nikoliq, gjatë diskutimeve, ishin shprehur vetëm deputetët e Partisë Radikale dhe të Partisë Socialiste. Para paraqitjes së dorëheqjes, ai i tha Kuvendit se qeveria nuk do të mund të formohej sikur ai të mos kishte pranuar që të zgjedhej kryetar i Kuvendit. Kuvendi do ta vazhdoj nesër punën ndërsa parashihet që të martën deri në mesnatë, kur është afati i fundit, do të zgjedhet edhe qeveria e re.
XS
SM
MD
LG