Ndërlidhjet

IZMIR


Raportet thonë se së paku 100 mijë mbështetës të sekularizmit në Turqi janë tubuar sot në Izmir për të protestuar kundër qeverisë, që dominohet nga partia me origjinë islamike. Gjatë javëve të fundit protesta të këtilla janë mbajtur edhe në Ankara dhe në Stamboll. Protestat ishin të përqendruara kundër kandidaturës së ministrit të jashtëm Abdullah Gyl për presidentit të Turqisë. Zoti Gyl u tërhoq nga kandidatura e tij, pasi opozita i bojkotonte mbledhjet e parlamentit, në të cilat parashihej zgjedhja e presidentit.
XS
SM
MD
LG