Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice sot mbërrin për vizitë dyditëshe në Moskë. Rice pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe zyrtarët tjerë të lartë.
Vizita realizohet në një kohë të marrëdhënieve të acaruara dypalëshe.
Uashingtoni e mbështet ndërsa Moska e kundërshton planin e KB për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
Rusia thotë se pavarësimi i Kosovës do të ishte precedent për rajonet tjera të Kaukazit Perëndimor.
Megjithate, zyrtarët amerikanë kanë shprehur bindjen se Rusia mund të zbutë qëndrimet rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, por dhe ndaj vendosjes së sistemit të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki, për të cilin Rusia gjithashtu ka shprehur kundërshtime.
XS
SM
MD
LG