Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice sot arriti për vizitë tre ditëshe në Moskë. Rice do të takohet me presidentin Vladimir Putin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Vizita realizohet në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve nga analistët vlerësohen si më të tensionuarat në 20 vitet e fundit.
Megjithatë Rice deklaroi me të mbërritur në Rusi se nuk mund të flitet për një luftë tjetër të ftohtë.
Uashingtoni e mbështet ndërsa Moska e kundërshton planin e KB për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës.
Rusia thotë se pavarësimi i Kosovës do të ishte precedent për rajonet tjera të Kaukazit Perëndimor.
Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë shprehur bindjen se Rusia mund të zbutë qëndrimet rreth statusit të ardhshëm të Kosovës, por dhe ndaj vendosjes së sistemit të mbrojtjes raketore në Poloni dhe Çeki, për të cilin Rusia gjithashtu ka shprehur kundërshtime.
XS
SM
MD
LG