Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Ka disa shqetësime serioze lidhur me pavarësinë e mundshme të Kosovës, ndonëse rasti i Kosovës dhe ato të Abkazisë e Osetisë Jugore janë shumë të ndryshme, deklaroi gjatë vizitës në radion Evropa e Lirë, Nino Buxharnaxe, kryetarja e Parlamentit të Gjeorgjisë.
Ajo tha se padashur të bllokojë a pengojë procesin, pavarësia krijon precedent të vështirë e pjesërisht të rrezikshëm. Buxharnaxe shtoi se nëse Rusia kërkon të bëjë paralelizma me konflikte të tjera në Azinë Qëndrore duhet të ketë parasysh se të njëjtat parime mund të përdoren dhe për konfliktet brenda Federatës Ruse.
"Nëse Rusia do mbështesë këto lloj precedentesh do jetë shumë e rrezikshme për territoret brenda sasj, si Cecenia, Tataristani apo Kaukazi i Veriut", tha kryetarja e Parlamentit të Gjeorgjisë për Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG