Ndërlidhjet

KABUL


Policia e Afganistanit ka kumtuar se nga sulmet ajrore të forcave të udhëhequra nga NATO-ja, në provincën Kandahar, janë vrarë afro 60 luftëtarë talibanë. Shefi lokal i policisë, Esmatullah Alizai tha se sulmet e mbrëmshme kishin pasur për cak tri fshatra në këtë rajon. Sipas tij, sot në fshat kanë hyrë trupat tokësore. Forca ndërkombëtare e sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, ka thënë se nuk ka informacione të drejtëpërdrejta lidhur me këto sulme. Raportohet se hapësirat rreth qytetit Zahri, në lindje të qytetit Kandahar, kanë qenë qendër e dhunës së talibanëve.
XS
SM
MD
LG