Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Raportohet se persona të armatosur të Hamasit kanë sulmuar forcat rivale të Fatahut në vendkalimin kufitar Karni ndërmjet Rripit të Gazës dhe Izraelit dhe kanë vrarë 5 vetë. Po në këtë vendkalim, ushtarët izraelit e kanë vrarë një palestinez. Pos, kësaj, nga dhuna e sotme në Gazë, është vrarë një luftëtar i Hamasit, ndërsa së paku 5 persona janë plagosur. Kjo ishte dita e tretë e përleshjeve ndërmjet grupeve rivale palestineze, Hamas dhe Fatah.
XS
SM
MD
LG