Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Moska nuk vëren asnjë "konflikt interesi" me Bashkimin Evropian, tha presidenti i Rusisë Vladimir Putin gjatë takimit të sotëm me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë Frank Ualter Steinmeier.
"Falemnderit Zotit ne nuk kemi asnjë konflikt. Kemi qëndrime të ndryshme për mënyrën e zgjidhjes së disa problemeve, por të dyja palët kanë vullnet për zgjidhjen e këtyre problemeve" tha Putin.
Gjermania është kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian.
Vizita e Steinmeier-it në Moskë u bë në prag të samitit BE-Rusi që do të mbahet të premten në Samara.
XS
SM
MD
LG