Ndërlidhjet

TEHERAN


Një grup i deputetëve iranianë nënshkruan peticionin për formimin e komitetit parlamentar, që do të kishte për qëllim shtendosjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara. Raportohet se bëhet fjalë për të paktën 10 ligjvënës, përfshirë reformistë dhe konservatorë, të cilët tani më e kanë nënshkruar këtë peticion.
Dokumenti do t'i paraqitet kryetarit të parlamentit, i cili gëzon të drejtën e pranimit apo kundërshtimit. Uashingtoni i ka ndërprerë raportet diplomatike me Teheranin në vitin 1980.
XS
SM
MD
LG