Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë pritet të votojë sot për qeverinë e re të koalicionit pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Partisë Demokratike, Partisë Demokratike të Serbisë dhe grupit 17 plus. Sipas marrëveshjes, mandatar për kryeministër është Vojisllav Koshtunica.
Në ekspozeun e tij në parlament Koshtunica paraqiti pesë prioritete të qeverisë së ardhshme.
"Jemi pajtuar plotësisht rreth pesë parimeve kryesore të programit qeveritar: çështja e Kosovës, integrimet evropiane, bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, politikat sociale dhe ekonomike dhe lufta kundër korrupcionit" tha Koshtunica.
Ai tha se "Kosova është pjesë kushtetuese dhe e patjetërsueshme e territorit të Serbisë".
"Ne po formojmë ministrinë për Kosovën për të konfirmuar në praktikë se sa i përket Serbisë, Kosova gjithnjë do të jetë krahinë serbe" tha Koshtunica.
XS
SM
MD
LG