Ndërlidhjet

TEHERAN


Negociatori iranian për çështje bërthamore dhe shefi i diplomacisë i BE-së u pajtuan të takohen me 31 maj për bisedime që synojnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve rreth programeve atomike të Iranit. Mediat iraniane raportuan se Ali Larijani dhe Javier Solana arritën këtë pajtim gjatë një bisede telefonike. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur dy raunde të sanksioneve kundër Iranit, pas refuzimit për pezullimin e pasurimit të uraniumit.
XS
SM
MD
LG