Ndërlidhjet

BEOGRAD


Parlamenti i Serbisë voton sonte për qeverinë e re të koalicionit pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Partisë Demokratike, Partisë Demokratike të Serbisë dhe Grupit 17 plus.
Sipas marrëveshjes, mandatar për kryeministër është Vojisllav Koshtunica.
Në ekspozeun e tij në parlament Koshtunica paraqiti pesë prioritete të qeverisë së ardhshme.
"Jemi pajtuar plotësisht rreth pesë parimeve kryesore të programit qeveritar që janë: çështja e Kosovës, integrimet evropiane, bashkëpunimi me Tribunalin e Hagës, politikat sociale dhe ekonomike dhe lufta kundër korrupcionit" tha Koshtunica.
Ai tha se "Kosova është pjesë kushtetuese dhe e patjetërsueshme e territorit të Serbisë".
"Ne po formojmë ministrinë për Kosovën për të konfirmuar në praktikë se sa i përket Serbisë, Kosova gjithnjë do të jetë krahinë serbe" tha Koshtunica.
Për të udhëhequr këtë ministri është propozuar Sllobodan Samarxhiq, këshilltar i Koshtunicës.
XS
SM
MD
LG