Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë mund të rifillojë bisedimet me Bashkimin Evropian "shumë shpejtë", pasi të bëjë përparim të mjaftueshëm në arrestimin e të dyshuarve për krime lufte.
"Presim që qeveria e re në mënyrë rigoroze të zbatojë programin e saj për bashkëpunim me Gjykatën e Hagës. Posa të ndodh kjo, mund të rifillojmë bisedimet për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit" tha Komisionari për Zgjerimin i BE-së, Olli Rehn pas takimeve të sotme në Beograd me presidentin Boris Tadiq dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica.
Parlamenti i Serbisë ka miratuar mbrëmë, qeverinë e re. Koshtunica ka thënë se do ta çonte Serbinë në Bashkimin Evropian dhe do të bashkëpunonte me Gjykatën e Hagës.
Por, sipas tij Serbia nuk do lejojë koncensione për Kosovën.
XS
SM
MD
LG