Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Ne besojmë fuqishëm se plani i Martti Ahtisaarit për pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës është plan i mirë. Kjo është ajo që Këshilli i Sigurimit tash e diskuton në Nju Jork dhe të cilën ne duam ta shtyjmë përpara", tha ndihmës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey.
I pyetur të komentojë deklaratën e Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice se Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë, Casey tha se zonja Rice e ka thënë atë që është qëndrim i politikës amerikane.
"Sigurisht, ne i kuptojmë dhe i kemi regjistruar shqetësimet që rusët kanë mbi këtë çështje. Por ne besojmë se mundemi dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me ta, sepse është e rëndësishme që të ketë një mbështetje të gjerë ndërkombëtare për rezolutën mbi Kosovën", ka thënë Casey.
XS
SM
MD
LG