Ndërlidhjet

GAZA


Të paktën 16 palestinezë janë vrarë sot në luftimet ndërmjet fraksioneve në Rripin e Gazës. Zyrtarët thanë se thellimi i armiqësive mund të shkaktojë rrëzimin e qeverisë së unitetit, të formuar dy muaj më parë nga Islamistët e Hamasit dhe lëvizja Fatah e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.
Por, Abbas dhe lideri i Hamasit në mërgim Khaled Meshaal sot janë dakorduar të përpiqen t'i japin fund dhunës, e cila për 4 ditë ka marrë jetën e të paktën 40 njerëzve.
Ndërkohë, një aeroplan izraelit ka shkrepur raketa në një kamp stërvitor të Hamasit në jug të Gazës. Ushtria izraelite tha se nga nga kjo zonë më parë ishin shkrepur disa raketa në territorin izraelit, duke shkaktuar vetëm dëme, por jo edhe viktima.
XS
SM
MD
LG