Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN


Ministreja e Zhvillimit e Gjermanisë Heidemarie Wieczorek-Zeul tha se kryetari i Bankës Botërore Pol Wolfovitz nuk është i mirëseardhur në forumin e Afrikës, që javën e ardhshme do të mbahet në Berlin. Ajo tha se nuk don që problemi i kreut së Bankës Botërore të shmangë vëmendjen nga diskutimi për ndihmat Afrikës.
Ndërkohë, Wolfovitz doli para bordit të Bankës Botërore për të justifikuar veprimet e tij në mënyrë që të vazhdojë të mbajë postin. Ai është vënë në qendër të kundërthënieve pas rritjes së rrogës për të dashurën e tij. Wolfovitz premtoi para bordit se do ndryshonte mënyrën e drejtimit që të rifitonte besimin e punonjësve të Bankës Botërore.
XS
SM
MD
LG