Ndërlidhjet

LONDËR


Jose Murinho, menaxher i klubit futbollistik Chelsey, është arrestuar dhe pastaj i është tërhequr vërejtja pas një diskutimi me policinë dhe zyrtarët e shëndetësisë lidhur me qenin e tij. Mediat raportuan se incidenti ka ndodhur kur Murinho kishte ardhur në shtëpi, ndërsa policia ishte përpjekur ta marrë qenin dhe ta vendosë në karantin, sepse dyshonte se nuk qe vakcinuar.
Të shtunën në Premier League, Chelsey luan me Manchester United.
XS
SM
MD
LG