Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Bordi i drejtorëve të Bankës Botërore do të takohet edhe sot për të diskutuar për fatin e presidentit të Bakës, Paul Wolfowitz. Një hetim i brendshëm ka treguar se zoti Wolfowitz i ka shkelur rregullat e Bankës duke i rritur rrogen dashnores së tij. Avokati i tij i tha agjencisë Reuters se Paul Wolfowitz nuk do të paraqesë dorëheqje, por agjencia AP raportoi se zyrtarë të Bankës Botërore dhe zoti Wolfowitz po punojnë në marrëveshjen me të cilën parashihet dorëheqja e tij.
XS
SM
MD
LG