Ndërlidhjet

PRISHTINË


Maqedonia e rikonfirmon përkrahjen e saj për planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari duke besuar se menjëherë pas zgjidhjes së statusit të Kosovës do të fillohet me implementimin e çështjes së demarkacionit të kufirit, ka thënë sot në Prishtinë, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gruevski është pritur në takime të ndara nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku si dhe shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker.
Në Prishtinë qëndron sot edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulzim Basha, i cili do të takohet me zyrtarët më të lartë ndërkombëtarë dhe vendorë.
XS
SM
MD
LG