Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD/BAGDAD


Ministri i jashtëm i Iranit, Manucher Mottaki tha sot se zyrtarët iranianë dhe ata të Shteteve të Bashkuara do të takohen në Irak me 28 maj, për të diskutuar rreth sigurisë në Irak. Ai tha se bisedimet do të zhvillohen në nivel të ambasadorëve.
"Negociatat janë të kufizuara në temën e Irakut dhe do të mbahen në Irak" tha Mottaki, gjatë një konference për shtyp në Islamabad.
Teherani ka mosmarrëveshje me Uashingtonin, që e akuzon se synon të prodhojë armë bërthamore.
Amabasadri amerikan në Irak Ryan Crocker tha se nga takimi i parë nuk pritet "asgjë e madhe".
XS
SM
MD
LG