Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


"Ne besojmë që Ahtisaari ka hartuar një plan i cili është bazë për zgjidhjen" e statusit të Kosovës, tha zëdhënësi Departamentit të Shtetit Sean McCormack.
"Pres që në javët që vijnë në Këshillin e Sigurimit të ketë mjaft diskutime intenzive për hapat, formën dhe përmbajtjen e rezolutës së re por besojmë se kjo rezolutë duhet t'i pasqyrojë planet e z. Ahtisaari", tha McCormack. Ai shtoi se kjo është në interesin afatgjatë të rajonit.
"Gjithashtu është edhe në interesin e serbëve dhe kosovarëve. Është në interesin e gjithkujt kjo çështje të zgjidhet", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG