Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komandanti suprem i NATO-s paralajmëroi se shtyrja e votimit në Këshillin e Sigurimit për rezolutën mbi pavarësinë e mbikqyrur të Kosovës mund të provokojë dhunë. Gjenerali amerikan Bantz J. Craddock i tha Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura se një rezolutë e shpejtë do të ishte shumë e dobishme.
"Unë besoj që sa më shumë që vonohet rezoluta, sa më shumë që shtyhet marrëveshja në Këshillin e Sigurimit, aq më të mëdha janë gjasat se mund të ketë dhunë në Kosovë", tha gjenerali Craddock.
XS
SM
MD
LG