Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kryeministri britanik Tony Blair tha se Britania do të qëndrojë përkrah Shteteve të Bashkuara edhe pas largimit të tij më 27 qershor.
"Marrëdhëniet ndërmjet SHBA dhe Britanisë janë në interes të dy vendeve, të paqes dhe stabilitetit në mbarë botën", tha Blair pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush.
"Kjo marrëdhënie është jetike për përmbushjen e objektivave madhore. Ka qenë e tillë në të kaluarën, dhe i ka mundësuar botës së lirë të bëjë punë të vështira", tha presidenti amerikan George Bush.
XS
SM
MD
LG