Ndërlidhjet

PEKIN


Ministri i Jashtëm i Kinës Yang Jiechi paralajmëroi se përpjekjet për bojkotimin e Lojërave Olimpike në Pekin, vitin e ardhshëm, do të dështojnë. Yang i bëri komentet në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretaren e Jashtme Britanike Margaret Backett.
Kina është kritikuar ashpër për nxitje të dhunës në Darfur të Sudanit, ku milicia e lidhur me autoritetet shtetërore zhvillon beteja të përgjakshme kundër kryengritësve. Kina blen dy të tretat nga eksporti i naftës nga Sudani, të cilit i shet armë.
XS
SM
MD
LG