Ndërlidhjet

BEOGARD


Ambasadori britanik në Beograd, Stephen Wordswort deklaroi se nuk pret veto nga Rusia në rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit për statusin e Kosovës. "Para se gjithash për veto vendos Rusia, por nuk shoh se do të ishte në interesin e saj vënia e vetos në propozimin që mbështetet nga shumica e vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe nga sekretari i saj i përgjithshëm", tha ambasadori Wordswort. Ai e ka përsëritur qëndrimin e Britanisë së Madhe se plani i Martti Ahtisaarit "ofron gjasët më të mira për për siguri afatgjatë të stabilitetit rajonal".
XS
SM
MD
LG