Ndërlidhjet

BEOGARD


Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë me përpjekjet që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të miratohet rezoluta për statusin e Kosovës, që do të jetë e pranueshme edhe për Rusinë, deklaroi sot ambasadori amerikan në Beograd, Michael Polt. Ai, megjithkëtë, e përsëriti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se në tërësi e mbështesin planin për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. "Ky është qëndrimi ynë dhe ne këtë e kemi thënë qartë", tha ambasadori Polt dhe shtoi se Shtetet e Bashkuara "mbesin fuqimisht në këtë qëndrim, BE-ja dhe Kombet e Bashkuiara fuqishëm mbeten në këtë qëndrim". Këto komente zoti Polt i bëri para gazetarëve në Beograd, pas hapjes së një konference vjetore të profesorëve të gjuhën angleze. Ai refuzoi të komentoj lidhur me vënien eventuale të vetos nga ana e Rusisë në rezolutën e re për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG