Ndërlidhjet

BAGDAD


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi sot se nga një sulm i djeshëm me bombë në qytetin Al – Musajib, në jug të Bagdadit, janë vrarë tre pjesëtarë të saj. Prej zhvillimeve të tjera në Irak po veçojmë edhe vrasjen e tre policëve irakianë nga një sulm vetëvrasës me bombë në Bagdad. Ndërsa, pas një sulmi të kryengritësve në një bazë ushtarake të koalicionit në Bakuba u vranë së paku 6 militantë. Ushtria amerikane po e vazhdon operacionin masiv në kërkimin për tre pjesëtarët e saj që mendohet se janë rrëmbyer nga kryengritësit e ndërlidhur me al-Kaidën.
XS
SM
MD
LG