Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Kryeministri britanik Tony Blair arriti në një vizitë të pa paralajmëruar në Bagdad.
"Nuk më vjen keq për largimin e Sadamit. E ardhmja e Irakut duhet të përcaktohet nga irakianët në pajtim me dëshirat e tyre. Është e rëndësishme të gjithë fqinje këtë ta kuptojnë dhe respektojnë" tha Blair në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Jalal Talabani dhe kryeministrin Nuri al Maliki.
"Nuk kam fije dyshimi se Britania do të vazhdojë të mbështesë Irakun, popullin dhe qeverinë irakiane, e cila përpiqet t'i kapërcejë kërcënimet nga terrorizmi dhe vazhdon të bëjë përparim", tha Blair në vizitën e fundit në Irak në postin e kryeministrit, të cilin pritet ta lërë në 27 qershor. Blair ka qenë një nga mbështetësit më të fuqishëm të ndërhyrjes në Irak, por edhe të ndërhyrjeve ushtarake në Kosovë dhe në Sierra Leone.
Në zhvillime tjera, persona të armatosur që mbanin uniforma të ushtrisë irakiane, kanë vrarë 13 civilë në krahinën Diyala. Ndërkaq ushtria e SHBA tha se tre ushtarë amerikanë janë vrarë dje në dy incidente të ndara në Bagdad dhe Al Anbar.
XS
SM
MD
LG