Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga sovraniteti i saj mbi Kosovën, madje as për të fituar anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka deklaruar kryeministri Vojisllav Koshtunica.
"Qeveria është unike dhe e vendosur në qëndrimin e saj se Serbia asnjëherë nuk do të pranojë zhvatjen me Kosovën për integrimet evropiane", ka thënë kryeministri serb.
Koshtunica, një kundërshtar i ashpër i pavarësisë së Kosovës, ka shtuar se nuk ka patur "shembuj në historinë e Evropës që ndonjë shtet të heqë dorë nga 15% e territorit të vet për ndonjë lloj koncesioni apo çmimi".
XS
SM
MD
LG