Ndërlidhjet

KABUL


Tre ushtarë gjermanë dhe të paktën gjashtë civilë afganë vdiqën, nga një sulm vetëvrasës në tregun e provincës Kunduz. Raportohet se janë plagosur edhe dy ushtarë gjermanë dhe 16 civilë. Përgjegjësinë e mori një komandant taliban, i cili tha se bilanci i viktimave është më i madh.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se sulmi paraqet "vrasje perfide" për të penguar procesin e rindërtimit në Afganistan.
Ndërkohë, 70 talebanë janë vrarë nga sulmet e forcave amerikane dhe atyre afgane në lindje të Afganistanit gjatë 24 orëve të fundit.
XS
SM
MD
LG