Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri izraelit i Mbrojtjes Amir Peretz tha se vendi i tij do të vazhdojë t'i godasë objektivat e Hamasit për të ndalur shkrepjen e raketave palestineze nga Rripi i Gazës.
Peretz i tha radios izraelite se ata që kanë gisht në lancimin e raketave "duhet të frikësohen shumë".
Sot një aeroplan izraelit bombardoi dy depo me armë në Gaza, që i përkisnin lëvizjes radikale islamike. Prej të mërkurës, nga fushata ajrore izraelite janë vrarë të paktën 14 palestinezë.
XS
SM
MD
LG