Ndërlidhjet

PARIS


Kryeministri Agim Çeku tha se Kosova do të shpall pavarësinë, në përballje me kundërshtimin e Rusisë, vetëm me miratimin e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
"Qëndrimi ynë do të varet nga amerikanët, evropianët dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Nuk do ta shpallim pavarësinë pa pajtimin e tyre" tha Çeku për gazetën franceze Journal du Dimanche. Çeku tha se dëshiron të shoh shpalljen e pavarësisë gjatë qershorit.
XS
SM
MD
LG